Transmetuar më 26-02-2021, 18:30

Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja  Fatime Haxhidema, njëra nga të lënduarat në shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhi në një restorant të qytetit të Ferizajt gjatë muajit të kaluar.

Nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj u lënduan 42 persona nga të cilët 12 mbetët të plagosur më rëndë, prej të cilëve 4 janë trajtuar në Turqi.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen Haxhidema nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

“Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme”, – është shprehur Aliu në telegramin ngushëllues.

Pas shpërthimit dhe plagosjes së rëndë, 20-vjeçarja ishte nisur për trajtim në Turqi më 7 janar, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra./a.m/NOA.al