Transmetuar më 26-02-2021, 16:37

Në kosovë duket se ka një rritje të lehtë të rasteve të reja ditore, të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 2 mijë e 570 testime, 445 qytetarët kanë rezultuar të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, pesë pacientë kanë humbur jetën në spitalet e vendit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 68.351, dhe 1.592 pacientë kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë, dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438.

Aktualisht janë 7.321 raste aktive në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/