Transmetuar më 26-02-2021, 11:01

Një i ri, i cili dyshohet se do kryente një ngjarje kriminale, është arrestuar nga policia gjatë aksionit të djeshëm në Lezhë dhe Kurbin, të zhvilluar nga RENEA dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në vend.

Siç shihet dhe nga pamjet e operacionit, policia ka hyrë në disa biznese, hotele e lokale, ku ka zhvilluar kontrolle të shumta për zbulimin e personave të inkriminuar dhe sendeve të paligjshme.

Disa prej tyre shihen shtrirë në tokë me duart e prangosura pas, ose të mbështetur pas murit.

Policia sekuestroi një pistoletë “Glock” dhe targa makinash të vjedhura gjatë operacionit, duke arrestuar shtetasin Can Kariçi, 30 vjeç.

Ajo që bie në sy, sipas pamjeve të publikuara nga aksioni i Policisë së Shtetit, është se i dyshuari e kishte fshehur pistoletën në koliben e qenit, e cila më pas është zbuluar.

Gjithashtu u shoqëruan 5 persona të tjerë për verifikim, me precedent të mëparshëm penalë. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

https://www.noa.al/lajmi/2021/02/2226699.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd