Transmetuar më 25-02-2021, 13:24

Në Durrës, policia ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, në fshatin Perlat.

Policia sqaron se janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe është proceduar penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje të ndodhur më datë 28.10.2013, në fshatin Perlat, Durrës, ku 2 persona të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. T. Në vijim të veprimeve, është dokumentuar me prova ligjore, se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje, është shtetasi M.K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje“, – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd