
Kompania "Moderna" i ka dorëzuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në SHBA (NIH) disa doza të vaksinës së saj kandidate specifike kundër variantit të "Afrikës së Jugut" të Covid 19, për të filluar provën klinike.
Kompania njoftoi gjithashtu investime të mëtejshme për të rritur kapacitetin global të prodhimit të vaksinës, i cili është rritur në 1.4 miliardë doza deri në vitin 2022.
Po ashtu, sipas autoriteteve, pritet që vaksinat shtesë të sigurojnë fleksibilitet kundër varianteve të reja.
Ndërkohë, stafi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, agjencia amerikane e ilaçeve, kanë aprovuar vaksinën me një dozë të vetme të "Johnson & Johnson" për përdorim urgjent.
Në një analizë të re të postuar në internet dhe të raportuar nga mediat amerikane, thuhet se vaksina është 72% efektive në SHBA dhe 64% në Afrikën e Jugut, madje edhe kundër varianteve të reja të virusit në muajt e fundit. /e.a/noa.al/
Foto: USNews
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





