Transmetuar më 24-02-2021, 12:57

Krimi makabër, kur një burrë rrëzoi nga shkëmbi bashkëshorten e tij për të përfituar dëmshpërblim nga siguracioni i jetës së saj, është rikthyer sërish në qendër të mediave në Turqi.

Këto të fundit, kanë publikuar pamje të sekondave të fundit të jetës së Semra Asysal para se të shtyhej nga shkëmbi disa dhjetra metra i lartë në Mugla, ku ajo ka pësuar vdekjen e menjëhershme.

Gruaja ishte shtatzënë në muajin e shtatë dhe para se të niseshin për udhëtimin e tyre turistik, kishte bërë një policë sigurimi jete me vlerë rreth 50 mijë dollarë.

Bashkëshorti i saj, Hakan Aysal u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, pasi u zbulua se ishte ai që shtyu Semran nga shkëmbi.

Pamjet janë xhiruar nga një grup turistësh vendas, të cilët ishin bërë kurioz teksa kanë parë çiftin turk që zbriste shkëmbinjtë për të "bërë" foto më pranë detit.

Sipas raporteve të policisë për ngjarjen, e cila daton që në qershor 2018, burri ka shtyrë gruan e tij nga shkëmbinjtë gjatë një fotoje ‘selfie’. /e.a/noa.al/

Video dhe foto: "Daily Mail"