Transmetuar më 24-02-2021, 09:14

Rikthehen lëkundjet sizmike në vendin tonë. Në fakt ato kanë qenë të lehta dhe janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Raportohet se tërmetet ishin me magnitudë 3.2 dhe 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua pas orës 03:00, ndërsa i dyti rreth 40 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.

Më 26 nëntor 2019, Durrësi, Tirana dhe jo vetëm, u goditën nga një tërmet tragjik që shkaktoi 51 viktima dhe qindra banesa të dëmtuara. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd