Transmetuar më 23-02-2021, 22:31

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në Brazil.
Një vajzë, e cila po bënte “twerk” në dhomë, është ndeshur me një hajdut që u fut në shtëpinë e saj për ta grabitur.
Në pamjet e bërë virale shfaqet Angela Goncalves duke bërë “twerk”, kur një i ri shfaqet papritur në dhomën e saj dhe tenton ta puthë, por pendohet keq kur ajo i kundërvihet.
Vajza në fjalë e godet me grushte dhe shkelma, duke mos u mjaftuar me kaq, madje nis ta ndjekë këmba këmbës për ta rrahur.
Deri më tani video ka marrë milionë klikime dhe Goncalves është vlerësuar për trimërinë e saj.
Më poshtë pamjet:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





