Transmetuar më 23-02-2021, 19:07

Një rrëshqitje dheu nxori të paktën 200 arkivole në det pas shembjes së varrezave në Camogli (Genova).

Ekipi i zjarrfikësve nxitoi në vendngjarje, po ashtu edhe një helikopter dhe disa ekipe zhytësish.

Aktualisht, rimëkëmbja e arkivoleve konsiderohet e komplikuar sipas shpëtimtarëve pasi shumë prej tyre kanë mbetur në shkëmbinj.

Sipas mediave italiane, treth dyqind arkivole dolën nga rrëshqitja e dheut në varrezat e Camoglit: pjesa më e madhe përfundoi në det pas shembjes së një pjese të varrezave, të vendosura në vijën bregdetare të vendpushimit turistik, 50 metra mbi nivelin e detit .

Shembja besohet se është shkaktuar nga erozioni i shkëmbit poshtë zonës së varrezave.

Këshilltari për Punë Publike i komunës së Camogli (Genova), Tino Revello, shpjegoi se zona ishte nën vëzhgim për disa kohë dhe se po punohej për konsolidimin e shkëmbit shkëmbor nën varreza./a.m/NOA.al