Transmetuar më 23-02-2021, 18:46

Pse në disa vende – me të njëjtin numër infeksionesh – vdesin shumë më pak njerëz nga Covid sesa në disa të tjera?

Pse SHBA ose Italia kanë nivele vdekshmërie shumë më të larta se vendet në zhvillim si Bangladeshi ose Nigeria?

Siddhartha Mukherjee është një onkolog, biolog dhe hematolog i mirënjohur Indian në Amerikë, autor i disa eseve, Amerikan i natyralizuar dhe profesor i  mjekësisë në Universitetin e Columbia.

Në një artikull të gjatë që u publikua në New Yorker, ai përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje të thjeshtë, duke filluar me disa anekdota personale në lidhje me disa raste që ndodhën në vendin e tij të origjinës.

Mukherjee tregon historinë e Mukul Ganguly, një inxhinier në pension , 83 vjeç, i cili jeton në Kalkuta. Një ditë ai shkoi në treg (si ai në Wuhan ku shpërtheu pandemia). Anëtarët e familjes së tij e kundërshtuan, nga frika se ai do të sëmurej me Covid, dhe kështu – megjithë masat paraprake – e mori infeksionin.

Nusja e tij – kushërira e autorit të artikullit në revistën amerikane – tha se i moshuari ishte izoluar në një dhomë me një oksimetër dhe një cilindër oksigjeni. Për dy ditë, Ganguly kishte ethe të forta, dhe më pas u shërua ngadalë.

Shumë të njohur të tjerë të tij, midis moshës shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, kanë pasur një përvojë të ngjashme. Askush prej tyre nuk shkoi në spital për kujdes intensiv.

New Yorker citon dëshminë e një anëtari të task forcës shtetërore anti Covid në Mumbai, Shashank Joshi, i cili raportoi se njësitë e kujdesit intensiv në zonën e tij janë "pothuajse bosh".

Kjo e bën njeriun të mendojë shumë: në Mumbai ekziston një lagje e varfër më e madhja në Azi, Dharavi, ku një milion njerëz jetojnë në strehime të improvizuar, kushtet higjienike janë katastrofike dhe "distancimi shoqëror" shumë i vlerësuar për të shmangur infektimet, mund të mos ketë ekzistuar kurrë.

Kur pandemia nisi marsin e kaluar, epidemiologët kishin frikë se një masakër, të paktën tre deri në pesë mijë të vdekur, do të ndodhte në lagje të tilla të varfra në botë.

Por andej ngarkimi i spitaleve nuk ndodhi kurrë me vetëm disa qindra vdekje të deklaruara, madje tani ato janë gjithnjë e më të pakta.

Paradoksi është se zakonisht ka gjithnjë e më shumë viktima për shkak të sëmundjeve infektive (të tilla si tifoja, difteria, HIV) në vendet në zhvillim. Por nëse shikoni statistikat aktuale, ka shumë më tepër viktima (megjithëse jo infeksione) që i atribuohen Covid-19 në vendet e pasura si Italia, Belgjika, Shtetet e Bashkuara, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, sesa në ato të varfra. Për krahasim, në Indi – vend me 1.3 miliardë banorë dhe me shumë probleme shëndetësore – vdekjet janë një e dhjeta e atyre të regjistruar në Shtetet e Bashkuara. Në Nigeri, dyqind milion banorë, viktimat janë një e qindta e atyre në Amerikë.

Jo vetëm kaq: në të gjitha vendet në zhvillim, veçanërisht në Azi ose Afrikën ekuatoriale, shifrat e vdekshmërisë janë çuditërisht të ulëta.

Vetëm Afrika e Jugut – ku varianti i koronavirusit po shënon shumë viktima – është një përjashtim i madh.

Cilat janë arsyet e këtij ndryshimi? Neë Yorker citon strukturën demografike të vendeve të shqyrtuara, e cila mund të jetë vendimtare: në një vend me një moshë mesatare shumë të ulët, rastet e Covid janë domosdoshmërisht më pak vdekjeprurëse.

Por shumë virologë konfirmojnë se ky është një shpjegim i pjesshëm.

"Çfarëdo që të mendoni për të – i tha revistës New York Mushfiq Mobarak, një ekonomist në Yale i cili po zhvillon një strategji anti-Covid për vendet në zhvillim – misteri mbetet i madh. Ndryshimi prej dhjetë ose njëqind herë nuk është i papërfillshëm”.

Në Bangladesh, ku u rrit Mobarak, jetojnë 163 milion njerëz, dhe regjistrohen 83,000 vdekje, ose gati 3.5 përqind e Amerikanëve, për të njëjtën popullsi.

Mosha mesatare, në këtë rast, sigurisht që llogaritet. Por kjo nuk mjafton për të shpjeguar ndryshimet e dukshme. Në Meksikë, mosha mesatare është e krahasueshme me atë të popullsisë indiane. Por India regjistron një të dhjetën e vdekjeve të atyre të regjistruar në Meksikë.

Mukherjee parashtron hipotezën se veçoritë e tjera shoqërore gjithashtu duhet të merren në konsideratë. Për shembull struktura e një familje. Meqenëse virusi përhapet midis anëtarëve të së njëjtës familje – nga nipi te gjyshërit – është një fakt që duhet marrë në konsideratë. Sidoqoftë, një familje tipike zvogëlohet ndërsa pasuria e vendit në shqyrtim rritet. Në Mbretërinë e Bashkuar (42,000 dollarë për frymë) numri është 2.3 anëtarë për një familje. Në Benin (të ardhura prej dymbëdhjetë mijë dollarësh) numri mesatar i anëtarëve të familjes rritet në 5.2, dhe vetëm një e pesta e këtyre familjeve përfshin një person mbi 65 vjeç./a.m/NOA.al