Emri/ Studentja greke theret me thikë nga ish e dashuri i saj shqiptar. Si ndodhi ngjarja
Transmetuar më 23-02-2021, 18:31

Një studente 21-vjeçare greke në Itali u godit me thikë nga ish- i dashur i saj shqiptar, madje ai ishte përpjekur edhe ta helmonte me një shiringë, raporton gazeta italiane Il Giornale.

Studentja greke Georgia Kaltsouni në Universitetin e Torinos nuk kishte gjetur guximin për të denoncuar ish-të dashurin e saj. Kështu Jetmir Kurtsmajlaj, një 27-vjeçar shqiptar, e dhunoi madje e goditi me thikë duke e plagosur rëndë.

Në fillim ai u përpoq ta helmonte, por nuk ia doli.

Më tej e goditi me thikë në mes të rrugës, duke e lënë në një pellg gjaku. Tani studentja e pafat është shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

Edhe pse lidhja e çiftit zgjati disa muaj, shqiptari 27-vjeçar duket se nuk e duroi dot ndarjen. Kështu fillimisht ai shprehu urrejtje ndaj vajzës duke i shkruar kërcënime në rrjetet sociale.

“Do të të vras” e kërcënonte shpesh shqiptari, madje i dërgonte mesazhe private në Instagram. Studentja ishte shumë e frikësuar, por vendosi të mos e denonconte për të shmangur hakmarrjen. Kështu, ajo ishte treguar e duruar, duke shpresuar se në një moment ish-i i saj do të qetësohej.

Më 16 shkurt, ajo u takua me të në një apartament në zonën San Salvario të Torinos. Ish- i dashuri i kishte zënë pritë, duke u përpjekur ta gozhdonte me një shiringë që përmbante helm.

Megjithatë, studentja arriti të dilte nga shtëpia para se të ishte tepër vonë dhe kështu shpëtoi. Dhe ndërsa ajo ishte bërë gati të raportonte ngjarjen në Polici, sërish hezitoi.

Kështu që ish i dashuri i saj përgatiti planin e tij të dytë. Ai e gjurmoi atë dhe përgatiti një komplot tjetër vrasjeje.

Në një park, në prani të disa kalimtarëve, i riu e hodhi atë në asfalt, duke e goditur vazhdimisht në trup me shkelma dhe grushte. Ai më pas nxori një thikë kuzhine nga pantallonat e tij, e goditi atë në bark dhe u zhduk.

Një ambulancë mbërriti në vendin e ngjarjes, ku gjeti vajzën fatkeqe në një pellg gjaku. Ambulanca e mori atë dhe e çoi në spital. Studentja greke iu nënshtrua një operacioni për 6 orë. Gjendja e saj aktualisht mbetet e rëndë.

Autori i krimit u arrestua nga Policia dhe akuzohet për vrasje në tentativë. Për ngjarjen kishte shumë dëshmitarë që panë gjithçka ndodhi.

Motra e studentes e dinte për takimin që do të bëhej pasditen e së Dielës së kaluar.

"Ajo më shkruajti se ishte me të. Ajo më informoi se gjithçka ishte në rregull dhe se do të më telefononte më vonë. "Natën vonë, karabinierët erdhën në shtëpinë time dhe më njoftuan se motra ime ishte në gjendje të rëndë në spital," i tha ajo La Stampa.

/a.m//NOA.al