Transmetuar më 23-02-2021, 17:41

Një 22-vjeçare ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

E infektuar me koronavirus, pas lindjes, ajo mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

E reja ka ardhur nga Korça një javë më parë.

Para dy ditësh ajo ka sjellë në jetë fëmijën te Sanatoriumi me anë të një ndërhyrje çezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”.

Sipas asaj që raportohet nga ABC News, pas lindjes, 22-vjeçares i është komplikuar gjendja shëndetësore, ndaj edhe mjekët kanë vendosur që ajo të futet në intubim. Ndërkohë që  22-vjeçarja i ka parametrat shumë të dobët aktualisht.

Fatmirësisht foshnja është në gjendje shumë të mirë.

Ashtu si kudo në botë, vala e fundit e Covid-19 është duke goditur rëndë edhe moshat e reja në vendin tonë. /a.m/NOA.al