Kryeministri i del në mbrotje Ardian Dvoranin pas vlerësimit që mori nga DASH, reagon Presidenca: Ramaforma do të ngordhë më 24 prill
Transmetuar më 23-02-2021, 16:39

Presidenca ka reaguar pas mesazhit në “Tëitter” të kryeministrit Edi Rama, për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.

Reagimi vjen pas një postimi të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar se Ramaforma do të ngordhë më 24 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkroi Tedi Blushi.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama, lidhur me vlerësimin e Dvoanit nga DASH:

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”,  – shkror Rama në Twitter.

/a.m/NOA.al