DASH nderon me çmim Ardian Dvoranin, ‘kampion i luftës ndaj korrupsionit’
Transmetuar më 23-02-2021, 16:05

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, si një prej “12 kampionët e antikorrupsionit” në botë.

Çmimi i ri i nisur nga administrata e presidentit të sapozgjedhur, Joe Biden, jepet si përpjekje për të vlerësuar luftën kundër korrupsionit kudo në botë.

Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, tha se ky çmim ishte ngritur nga administrata e re për të nderuar përpjekjet për të luftuar korrupsionin, i cili “kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike dhe minon demokracinë e të drejtat e njeriut”.

Në motivacionin e vlerësimit për Dvoranin dhe 11 të tjerëve, juristë nga Ekuadori, Guatemale, Iraku, Filipinet e Sierra Leone, thuhet se vlerësohet përkushtimi i këtyre individëve për të zbatuar të njëjtat ideale si Shtetet e Bashkuara: përkushtimi ndaj të vërtetës, transparenca dhe llogaridhënia.

“Individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë kundërshtive, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënien në vendet e tyre”.

Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë më 11 qershor me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatin.

Ai u caktua me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës. Gjatë detyrës si kreu i KED ai ka pasur shpesh përplasje me presidentin Ilir Meta, sidomos gjatë procesit te emërimeve të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu ai pati përplasje të vazhdueshme me Presidentin, Ilir Meta./a.m/NOA.al