Transmetuar më 23-02-2021, 15:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërguar Gjendjes Civile informacion të plotë mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave që kanë skaduar.

Përmes një letre, kërkohet po ashtu se sa mund të jetë e mundur rinovimi i kartave të reja deri në 25 prill.

Kjo kërkesë vjen pas propozimit të opozitës për të shtyrë deri në 30 prill vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave që kanë skaduar.

Letra e plotë:

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI. /k.k/noa.al/