Transmetuar më 23-02-2021, 14:27

Luftar Seiti, babai i 17-vjeçarit, i cili humbi jetën ditën e djeshme, teksa ishte prej ditësh në intubim, ka ndërruar jetë sot në spital nga koronavirusi.

Ndërsa Qamil Seiti, nuk arriti dot që të fitonte betejën me Covidin, ditën e sotme ndërroi jetë edhe babai i tij, i cili ndodhej në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, shkruan TCH.

Një tragjedi e dyfishtë për familjen nga Memaliaj, e cila për dy ditë ka humbur dy anëtarë të familjes për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë, mësohet se 17-vjeçari i kishte 100% të mushkërisë të prekura nga virusi Covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që ai të humbiste jetën.

I riu ishte shtruar prej të paktën një jave tek ‘Sanatoriumi’, ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Mësohet se adoleshenti nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Flet miku i 17-vjeçarit që humbi jetën nga Covidi: Kishte merak prindërit