Transmetuar më 23-02-2021, 09:57

Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar në Itali, ku policia e Milanos ka goditur dy organizata të ndryshme kriminale.

Mediat italiane, raportjnë se mes 37 persona që janë arrestuar, ka edhe disa shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

Bëhet me dije se pjesëtarë të grupeve ishin italianë dhe shqiptarë, të cilët importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë më pas në rajone të ndryshme të vendit.

Arrestime janë kryer thuajse në shumë zona, duke filluar nga, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, përfshirë këtu edhe dy arrestime në Shqipëri .

Gjatë operacionit u sekuestruan  dy pasuri të patundshme në Milano,  një kompani, 3 skuterë, i 2 motoçikleta dhe  9 makina. /e.a/noa.al/