Transmetuar më 23-02-2021, 08:32

Nën dyshimin për trafik droge, autoritetet ligjzbatuese amerikane kanë arrestuar bashkëshorten e bosit meksikan të narko-trafikut, Joaquín “El Chapo” Guzman, i cili është arrestuar dhe dënuar në SHBA me burgim të përjetshëm.

Sipas autoriteteve amerikane, Emma Coronel Aispuro, u arrestua në aeroportin adërkombëtar të ‘Dulles’ jashtë Uashington DC.

31-vjeçarja akuzohet për pjesëmarrje për planifikimin e shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marijuanës.

Përveç se do të përballet me akuzat për trafikun e drogës, ajo akuzohet gjithashtu për komplot në bashkëpunim për të ndihmuar burrin e saj të arratisej nga burgu në Meksikë në vitin 2015.

Guzman, aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në Nju Jork për trafik droge dhe pastrim parash.

63-vjeçari është një ish-lideri i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Sakaq, Coronel Aispuro, dyshohet se ishte e përfshirë në planifikimin e një arratisje tjetër nga burgu të burrit të saj para se ai të ekstradohej në SHBA në janar 2017.

Në gjyqin e tij në vitin 2019, u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç, deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe kundërshtarëve në tregtinë e drogës. /e.a/noa.al/