Transmetuar më 23-02-2021, 07:34

Pjesa e parë e ditës së sotme do të diktojë mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kalime vranësirash do ketë në veri-verilindje dhe jug-lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi, deri në 17°C mesdita.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 3 ballë. /e.a/noa.al/