Albërije Hadërgjonaj zbulon marrëdhënien me vajzat: Nuk guxojnë të ma ngrenë shumë zërin
Transmetuar më 22-02-2021, 20:46

Këngëtarja e dashur për publikun, Albërije Hadërgjonaj, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin NIN, ku ka folur në lidhje me marrëdhëniet me vajzat e saj.

Teksa ka folur për momentet e bukura, Albërije ka rrëfyer gjithashtu edhe raste ku të bijat e kanë nervozuar atë.

“Jam shumë e pushtetshme te fëmijët e mi, kanë respekt.

I kam rritur me shumë sakrifica dhe halle. Të dyja janë shumë të pjekura, mënyra si i kam rritur…

Në qoftë se ish-i im e ka ngritur zërin ka vdekur ajo kohë, sot unë dua dialog, dashuri”, u shpreh Albërije.

Këngëtarja e njohur ka shtuar se ka një raport shumë të shëndetshëm me fëmijë, e duke qeshur u shpreh se “vështirë që vajzat t’ia ngrenë zërin”.

“Ka pasur një rast me Anxhelinën, ka të bëjë me këngët e fundit. Unë kam tentuar që ajo të bëjë art tjetër, një rrymë tjetër, më komerciale. Edhe tha: mami unë e di çfarë bëj. Ouu, po kur të duhen gjëra kush e di çfarë bëhet? [qesh]. Jam më fat, janë vajza të edukuara”, përfundoi Hadërgjonaj.