Transmetuar më 22-02-2021, 17:36
Foto ilustruese

Tre makina janë përfshirë në aksident pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Dervish Hima”, në Tiranë, teksa ka mbetur i lënduar një person.

I plagosuri, me inicialet S. V, është pasagjeri i një prej makinave, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/