






Ashtu si çifti Yoko Ono dhe John Lennon, Pamela Anderson dhe burri i saj i ri, Dan Hayhurst mirëpritën prezantuesit e programit britanik "Loose Women", nën… çarçafë.
Dasma e gjashtë e ish-rojës së shpëtimit të serialit kult, "Baywatch" po shkon mirë dhe dy të porsamartuarit bënë shaka se ata qëndrojnë në shtrat që nga Krishtlindjet, ose më saktë që nga nata e parë martesës.
Pamela u martua fshehurazi me truprojën e saj në oborrin e shtëpisë së saj në Vancouver në 24 dhjetor 2020.
"Ne po punonim së bashku dhe ishim të ngujuar këtu gjatë Covidit. Ne jemi akoma të bashkuar. Nuk e kemi braktisur shtratin që prej Krishtlindjeve", tha me shaka Anderson, duke u përqafuar te Dan-i i saj.
"Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem. Në krahët e një burri që më do vërtet. Ne u martuam në prag të Krishtlindjeve me bekimin e dy familjeve tona dhe të gjithë ata që njohim janë të lumtur për ne. Prindërit e mi u martuan pikërisht në këtë shtëpi dhe ata janë akoma bashkë”, vazhdoi ajo.
Çifti zyrtarizoi dashurinë e tyre me një ceremoni private në kopshtin e shtëpisë së familjes Anderson, me të cilën aktorja është shumë e lidhur.
"Unë mendoj se është një vend me fat. Është një pronë e bukur dhe Dan jeton këtu me fëmijët e tij. Ne jemi mirë. Preferojmë të jemi vetëm, por i respektojmë ata që na vizitojnë në shtëpi …", përfundoi ajo me ironi. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





