Transmetuar më 22-02-2021, 14:26

Mësohet se një 17-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit në Spitalin Covid 2 , pasi  ishte prekur nga koronavirusi.

Ai kishte 100% të mushkërisë të prekur nga Covid, kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai pra se të futej në intubim, kishte qenë një javë në terapi intensive.

Nga kjo gjendje, mjekët e kishin thuajse të pamundur që ta mbanin në jetë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 17-vjeçari nuk kishte pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” mësohet se është edhe babai i adoleshentit nga Elbasani. Ndërsa nëna e tij, gjithashtu e infektuar, fatmirësisht është shëruar. Kjo është një ndër tjetër dramë familjare, që ka shkaktuar pandemia në vendin tonë. /a.m/NOA.al

Lexo edhe:

Ditë e zezë për Elbasanin, një adoleshent dhe një nënë e re humbin jetën nga Covidi