Transmetuar më 22-02-2021, 13:36

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë  "arrest shtëpie" për djalin që akuzohet se dhunoi mjekun në QSUT, Petrit Gjorgji në krye të detyrës.

Mësohet se në sallën e gjyqit, Leonard Berisha ka  shprehur pendesë para gjykatës, duke shtuar se mjeku po i rrihte gjyshin, i cili ishte shtruar në spital për probleme shëndetësore.

Incidenti u shënua të premten e javës së kaluar dhe vetë mjeku Petrit Gjorgji kishte bërë denoncimin në polici.

Gjatë një prononcimi për mediat, mjeku pohoi se kishin një pacient me probleme me veshkat, ndërsa për një moment ai ka rënë nga krevati. Gjorgjii shpjegoi se me ndihmën e kolegëve janë munduar ta ngrenë.

Ky moment ka irrituar të afërmin që shoqëronte pacientin, i cili e ka goditur nga pas mjekun. /e.a/noa.al/

Foto: Mjeku i dhuruar, Petrit Gjorgji