Transmetuar më 22-02-2021, 13:11

Një 27-vjeçar shqiptar në Itali, ka sulmuar me thikë ish të dashurën e tij e greke. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Largo Marconi, në San Salvario në Torino.

Sipas mediave italiane (La Stampa), i riu shqiptar, i cili quhet Jetmir Kurtsmajlaj, qëlloi me thikë 20-vjeçaren greke me të cilën kishte pasur një lidhje. Ai e sulmoi disa herë, duke e qëlluar në gjoks, bark dhe qafë dhe pastaj u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia u njoftua përmes numrit të emergjencës nga kalimtarë që panë ngjarjen. E reja u transportua me urgjencë në spital për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Aktualisht ajo është në gjendje kritike për jetën. Sipas karabinierëve italianë, konflikti mes dy të rinjve ka si shkak lidhjen dhe raportin e tyre të mëparshëm.

Mediat italiane, raportojnë se policia ka sekuestruar armën e krimit, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur jo shumë larg banesës së studentes 20-vjeçare. /e.a/noa.al/