Transmetuar më 22-02-2021, 12:13

"Do të ketë vrasje mafioze politike si në Siçili, mbajeni mend!". Ky është parashikimi-tronditës i deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Ligjvënësi i Kuvendit të Shqipërisë, duke folur për sfidat e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian, theksoi disa arsye përse nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

"E kemi humbur prej kohësh mundësinë si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin, – komentoi Gjoni nga foltorja e Kuvendit. – Në fakt, sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy pare tru, e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush".

Gjoni tronditi Kuvendin me deklaratën e tij, duke thënë se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70.

"Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu në Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit, – vijoi ish-përfaqësuesi i LSI-së. – Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ia ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do t’i shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend, por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike, si në Siçilinë e viteve ’70!",’- shtoi deputeti Gjoni. /e.a/noa.al/