
Graciano Merkaj është 23-vjeçari që e pranoi hapur seksualitetin e tij në emisionin "Përputhen".
Ai pa u menduar dy herë tregoi se është biseksual dhe ka kryer marrëdhënie me meshkuj për lek.
I ftuar këtë të dielë në emisionin “Why Not” në RTV Ora Graciano thotë se në Belgjikë dhe Zvicër aty ku dhe ai ka ushtruar këtë aktivitet ka njohur dhe shumë shqiptarë të cilët bënin të njëjtën gjë.
Madje, madje sipas tij kishte dhe burra të martuar të cilët kishin lënë gratë dhe familjen e tyre këtëj në Shqipëri dhe shisnin veten jashtë shtetit.
“Andej ka patur shumë shqiptarë që i kam njohur personalisht që bëjnë këtë punë, madje edhe të martuar që lenë gratë këtëj në Shqipëri. Edhe kur vijnë këtëj thonë që bëjmë punë të tjera”– thotë ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





