Transmetuar më 21-02-2021, 20:49

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një person, kalimtare, dyshohet se është përplasur nga një automjet.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, ndërsa pas drejtuesi i mjetit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kalimtarja ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Shkodrës ku po merr mjekim.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit./noa.al/