Transmetuar më 21-02-2021, 19:31

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në hyrje të Peqinit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete, një tip Mercedes-Benz dhe një fuoristradë Hyundai.

Për pasojë, e plagosur ka mbetur një grua, një i ri dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi 120 km në orë në kryqëzimin në superstradën Elbasan-Rrogozhinë, në hyrje të qytetit të Peqinit.

Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë drejt spitalit të Elbasan.

Ng ana e policisë po punohet për shkaqet e aksidentit./noa.al/