Transmetuar më 21-02-2021, 16:36

Një mace ka shpëtuar të zotët e familjes ku jetonte nga një ngjarje që mund të ishte fatale për ta.

Kafsha shtëpiake e quajtur Lily, vuri re në kohë rrjedhjen e gazit në shtëpi, në Shtetet e Bashkuara.

Macja filloi të bëjë shenjë se diçka nuk shkonte në një prej dhomave të shtëpisë.

Sandi Martin tregoi se macja këmbëngulte se diçka nuk po shkonte mirë, dhe se gazi ishte duke rrjedhur nga një valvul.

Mike Martin telefonoi me shpejtësi kompaninë e “Gazit Natyror Northuest” dhe një teknik u paraqit në shtëpinë e tyre për disa minuta.

Kur e gjeti se ku ishte problemi, tekniku tha se nëse gazi do vijonte të rridhte situata do bëhej serioze. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: https://granthshala.com/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd