Lajm i trishtë/ Ndahet para kohe nga jeta Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Transmetuar më 21-02-2021, 13:27

Ndërroi jetë Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula, në moshën 53-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë bërë dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik ish-ministra e Kulturës Mirela Kumbaro.

"Mba doren o zot..!

Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakulteti i Gjuheve te Huaja shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja  Artur Sula

Lamtumire Shok i dashur!" shkruan Kumbaro.

Edhe kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, i cili e kishte Artur Sulën pasur shok shkolle, ndau lajmin e trishtë.

"Prehu ne Paqe,Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.

“Lamtumire Turi,prehu ne Paqe te Zotit tani",- shkroi Kreshnik Çollaku./a.m/NOA.al