Vodhi ushqime në 7 supermarkete, arrestohet shqiptari në Greqi
Transmetuar më 20-02-2021, 22:56

Bie në pranga një i ri shqiptar në Greqi pasi akuzohet për vjedhje.

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke nga muaji tetor deri tani në shkurt i riu shqiptar ka vjedhur shtatë supermarkete në zona të ndryshme të Selanikut.

Shqiptari vidhte nëpër supermarkete produkte të ndryshme ushqimore.

Pas arrestimit për vjedhjen e ditëve të fundit, u arrit të zbulohej se shqiptari ishte edhe autor i vjedhjeve të tjera në zonat Panorama, Charilaou, Nikopolis dhe Kordelio.