Ulen ndjeshëm vaksinimet 24 orët e fundit në Shqipëri
Transmetuar më 20-02-2021, 17:59

Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit të ri Covid-19 ka vijuar sot me ritme shumë më të ulëta se një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid.

Një ditë më parë ishin kryer afro 1.200 vaksinime. Është e paqartë përse ka kaq rënie ditore të dozave që infektohen.

Sakaq, që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID. Deri sot kanë mbërritur në Shqipëri pak më shumë se 9 mijë vaksina. Gjysma e tyre vazhdohet të mbahen pa u përdorur.

Qeveria deklaroi dy muajt e fundit se do të kishte 100 mijë vaksina brenda shkurtit, por më pak se një e dhjeta kanë mbërritur deri tani kur shkurti do edhe pak ditë të mbyllet.

Vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 17 persona në spitale duke e çuar në 1653 numrin e viktimave në spitalet Covid. Por edhe shumë të tjerë kanë vdekur brenda e jashtë vendit në spitale private. Shumë të tjerë kanë vdekur pa rezultuar pozitiv në momentin e vdekjes e po ashtu të vdekur ka pasur edhe në banesa.

/noa.al