Transmetuar më 20-02-2021, 17:43

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 792 të vaksinuar, 3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jetë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit të së premtes 19 shkurt 2021 ora 00.00 deri 24.00 vdiqën 17 njerëz të infektuar në spitalet Covid të Tiranës dhe në rrethe.

Edhe pse janë ulur ndjeshëm testimet, nga mbi 4500 deri 5 mijë javën e kaluar në më pak se 4 mijë këto ditë, sërish regjistrohen shumë të infektuar të zbuluar nga tamponët dhe testet e shpejta.

Ndër 3975 testime, 1153 njerëz dolën të infektuar ose 30 për qind e tyre.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Sikurse raportohet zyrtarisht, 17 qytetarë kanë vdekur pasi rezultonin me COVID19.  Ata ishin 4 qytetarë nga Tirana, 3 nga Elbasani, 1 nga Durrësi, 1 nga Fieri, 1 nga Kruja, 1 nga Belshi, 1 nga Bulqiza, 1 nga Lushnja dhe 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1153 Të shëruar në 24 orë 928 Të shtruar në spitale 606 Humbje jete në 24 orë 17 Testime ditore 3975

Testime totale 436,477 Raste pozitive 99,062 Raste të shëruara 62,533 Raste Aktive 34,876 Humbje jete 1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21256 Fier 2883 Durrës 1804 Vlorë 1771 Shkodër 1440 Elbasan 1086 Korçë 1000 Lezhë 999 Berat 974 Gjirokastër 903 Kukës 399 Dibër 361