Transmetuar më 20-02-2021, 14:24

Philipp Lahm kthehet në qendër të vëmendjes. Ish-mbrojtësi i Bajern Mynih dhe Gjermanisë, në librin e tij të fundit, "Das Spiel. Die Welt des Fussbals" ("Loja. Bota e Futbollit"), i këshilloi futbollistët homoseksualë të mendonin me kujdes para se të dilnin hapur për orientimin e tyre seksual.

"Në futboll, si në shoqëri, aftësia për të pranuar ende mungon, ai, do të duhet të durojë fyerje dhe bullizëm në fushë. A do ta pranonte?".

Lahm, i cili ka luajtur765 ndeshje në karrierë midis Bajern Mynih, Shtutgard dhe Gjermanisë, shpjegon: "Nëse dikush do të kishte në mendje të deklarojë publikisht homoseksualitetin e tij, unë do të sugjeroja që ata të flisnin me dikë që i besonin dhe të pajtoheshin me veten e tyre. Por unë nuk do t’i rekomandoja ata të mos flasin kurrë për këtë me shokët e tyre të skuadrës: kjo kategori, nuk mund të llogaritë të njëjtën pjekuri nga ana e kundërshtarëve ose tifozëve të tij. Aktualisht në Bundesligë, mendoj se ka pak mundësi të guxosh për të bërë një hap si ky pa pësuar dëm personal".

Fjalë që kanë shkaktuar diskutime, edhe sepse në këto ditë, revista gjermane, "11 Freunde", sapo i kishte kushtuar numrin e saj të fundit daljes hapur të futbollistëve për këtë gjë: 800 futbollistë, përfshirë dhe femrat në këtë sport, kanë vendosur fytyrat e tyre për të mbrojtur kolegët homoseksualë që vendosin të deklarohen si të tillë. /e.a/noa.al/

Foto: Filip Lahm (majtas) dhe Frank Riberi