Transmetuar më 20-02-2021, 12:35

Një grua 69-vjeçare, Clara Ceccarelli u vra në Genova të Italisë nga ish-i dashuri i saj, i cili e kishte përndjekur atë për disa kohë, brenda dyqanit të saj në qendër të qytetit.

Sipas mediave italiane, gruaja u godit rreth 30 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ndaloi burrin ndërsa po përpiqej të vriste veten. Ai pranoi se kishte kryer vrasjen.

Burri, Renato Scapusi, i papunë i moshës 59 vjeç, u kap nga policia teksa tentoi të hidhej nga Mura delle Cappuccine pranë spitalit "Galliera".

Ai ishte endur disa orë në një zonë jo shumë larg vendit të krimit. Policët e panë dhe e thirrën në emër. Ai u përgjigj "jam unë" dhe ndaloi për të vënë në zbatim planin e tij të vetëflijimit.

Ai u dërgua në stacionin e policisë ku rrëfeu vrasjen, duke theksuar se i ishte nënshtruar disa terapive psikiatrike.

Gruaja ishte duke punuar në dyqanin e saj në Colombo, kur u godit me thikë, duke pësuar rreth 30 plagë në trup.

Policia mbërriti në vendngjarje pas njoftimit të disa kalimtarëve, të cilët gjithashtu u përpoqën të ndalonin vrasësin.

Lidhja e tyre kishte përfunduar një vit më parë, por Scapusi kishte këmbëngulur që ajo të rikthehej.

Ajo përsëri e ndihmonte atë, duke i dhënë para, por burri i shpërdoronte ato duke luajtur në lojërat e fatit.

"Ata ishin shkëputur për disa muaj. Ai e telefononte gjithmonë dhe në fillim i vidhte në shtëpi. I kishte shkaktuar shumë probleme dhe ajo nuk mund të duronte më", tha kushërira e saj sapo mbërriti në vendin e krimit.

Gruaja gjithashtu ishte takuar me viktimën ditën e vrasjes: "Unë e kisha parë atë, – tha e afërmja, – dhe ajo më dukej e qetë".

Si gjithmonë, gruaja po rregullonte dyqanin e pantoflave dhe më pas priste momentin për të ulur grilat dhe për të shkuar në shtëpi. Në këtë moment, autori ka hyrë dhe e ka sulmuar.

Ajo u qëllua në qafë dhe bark me tërbim të madh nga ish-i dashuri. Vrasja ndodhi në një orë, kur zona është shumë e njohur për gjenovezët për blerjet e fundit të ditës. /e.a/noa.al/