Në terapi intensive mban dorën te ‘Dumbo’, fotoja e pacientit të ri prek rrjetin
Transmetuar më 20-02-2021, 10:17

Një pacient i ri në moshë, në terapi intensive, i shtruar në një spital Infektiv në Itali, mban dorën tek një lodër të madhe prej pellushi, të quajtur ‘Dumbo’, elefanti i famshëm i ‘Disney’.

Fotoja, e cila po bëhet virale në rrjetet sociale, është shkrepur nga fotografi dhe krijuesi i filmave, Andrea Pizzini, si pjesë e projektit të tij "Wellenbrecher" (vendpushimi), një dokumentar mbi departamentet e Covid në Tirolin e Jugut.

"Unë isha në repart gjithë ditën dhe po bëhesha gati të flija në mbrëmje. Ai sapo kishte ardhur, me ‘Dumbo’-n e tij. Një lodër e madhe e mbushur, të cilën shinat e krevatit nuk e mbanin dot. Herë pas here lodra rrëzohej, por një infermiere ose një mjek ishte menjëherë gati ta vendoste në vend. Pavarësisht nga turnet prej 12 orësh, dikush qëndroi më gjatë me pacientin për t’i bërë shoqëri derisa e zuri gjumi".

Protagonist i fotos, është një djalë me sindromën ‘down’, i shtruar në spital prej disa ditësh. "Ai nuk ishte i intubuar, – thotë Pizzini, – kishte një aparat që e ndihmonte të merrte frymë. Flinte me kafshën e tij lodër dhe kështu kaloi një natë të qetë. Gjatë ditës, na përshëndeti të gjithëve, duke dërguar puthje nga larg ".

Fotot e publikuara, janë pjesë e një projekti më të madh, për një dokumentar: "Gjithçka filloi sepse një mikeshë që punon në kujdesin intensiv, u sulmua disa herë në mediat sociale. Ata e përcaktuan atë si një aktore. Në një moment nuk e pashë më: mora aparatin fotografik dhe shkova në repart ”.

Fotografi vendosi ta ndiqte hap pas hapi në punën e saj për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë po ndodh me të vërtetë në spitale në këtë moment delikat. Fatkeqësisht, fotoja e ‘Dumbo’-s erdhi gjithashtu me komente të pakuptimta.

"Ata më shkruajnë se ai nuk mund të ishte një pacient i ri, sepse ai kishte flokë të bardhë. Në realitet, ishin tubat me të cilët ai është i bashkangjitur". /e.a/noa.al/ Burimi dhe foto: Fanpage.it