Transmetuar më 20-02-2021, 09:04

Lady Kitty Spencer, mbesa e Lady Dianas, u zgjodh si "Global Ambassador" nga firma e famshme "Dolce dhe Gabbana".

"Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Kitty-n në familjen tonë të madhe. Karizma dhe shkëlqimi i saj, na goditën që nga fillimi: duke e parë se ajo ka veshur fustanet tona dhe duke i interpretuar ato me stilin e saj, gjithmonë na emocionon shumë", thonë dy stilistët, të cilët e kanë promovuar31-vjeçaren  angleze në pasarelë që nga viti 2017.

"Unë jam vërtet e nderuar, – komenton aristokratja, – për emërimin e ri. Domenico dhe Stefano përfaqësojnë mrekullitë e jetës: familjen, gëzimin, bukurinë, ngjyrën dhe dashurinë. Puna me ta është një përvojë gjithnjë e re, një mundësi unike për të rizbuluar kulturën, artin, njohuritë dhe mënyrën e jetesës së Italisë. Kur vesh rrobat e tyre, unë ndiej pasionin, ata më bëjnë të ndiej versionin më të mirë të vetvetes”. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd