Transmetuar më 19-02-2021, 23:57

Gezim Sallaku dëbohet dhe kthehet në Shqipëri: "Shoqërisht i rrezikshëm"

Sipërmarrësi entuziast i futbollit shqiptar, ish-presidenti i Darfo, nuk do të mund të kthehet më në Itali.

Për Gëzim Sallakun, një sipërmarrës shqiptar i apasionuar pas futbollit, loja ka mbaruar: komisioneri i policisë në Brescia, Giovanni Signer ka nënshkruar një dekret dëbimi për të.

Kështu të enjten në mbrëmje Sallakun (48 vjeç), e hipën në një aeroplan që u ngrit nga aeroporti i Milanos për ta kthyer atë në atdheun e tij.

Ai nuk do të jetë më në gjendje të kthehet më në Itali.

Pas një seri të gjatë hetimesh gjyqësore ai u konsiderua nga drejtësia italiane "personi i padëshiruar”.

Madje u cilësua “shoqërisht i rrezikshëm".

Forcat e policisë dhe Prokuroria Publike e Brescia pas një hetimi rraskapitës, të gjatë dhe të lodhshëm, i cili filloi në 2002, me hetimin e parë për një sërë makinash të vjedhura dhe përfundoi një ditë më parë, vendosi për dëbimin e tij.

Media italiane https://brescia.corriere.it/notizie/cronaca/21_febbraio_19/gezim-sallaku-espulso-rimandato-albania-socialmente-pericoloso-b9a73162-72dd-11eb-bec1-57a5d4215ae6.shtml , tha se e kishte të pamundur të merrte  një koment nga avokati i tij.

Gëzim Sallaku, tha se mbërriti në Itali me një anije që la Shqipërinë të ngarkuar me refugjatë në fillimin e viteve 1990.

Në vitin 2014, ai bëri u bë president i Darfo Calcio, duke marrë ekipin nga menaxheri Ennio Bandini.

Kaloi vetëm një vit dhe rreth tij ai filluan hetimet.

Prokurori i Kremones e arrestoi atë për disa automjete pune dhe ryshfete. Në vitin 2018, karabinierët gjetën tre armë në garazhin e tij. Pas kësaj ishte e qartë se loja kishte mbaruar për të. Ryshfet, drogë, vjedhje  me armë, bënë që ai të konsiderohej Roman Abramovich i futbollit amator të Brescia-s. Anëtarët e familjes së tij do të qëndrojnë në Sebino, për sa kohë që ata nuk duan të shkojnë pas tij, duke ndjekur rrugën e kundërt që filloi në një anije tridhjetë vjet më parë.

/a.m/NOA.al