Transmetuar më 19-02-2021, 21:16

Sukses ndërkombëtar për skiatorin shqiptar.

Skiatori shqiptar mori pjesë në finalen e slalomit gjigand, Kampionati Botëror, që po zhvillohet në Itali.

Erjon Tola u rendit në vendin e 34 në finalen e skive.

Në garën që u mbajt të premten në Itali skiatori shqiptar përmirësoi me 14 pozicione klasifikimin e tij me zbritjen e dytë ku shumë të tjerë nuk arritën ta përfundonin.

Erjon Tola ishte i vetmi nga 4 skiatorët tanë që siguroi një vend në finale./a.m/NOA.al