Transmetuar më 19-02-2021, 19:01

Gazetari Enkel Demi me një sërë pyetjesh  drejtohet kryeministrit Rama në lidhje me përparësinë që ai i ka dhënë personaliteteve publikë në planin kombëtar të vaksinimit.

“Nëse këto kritere do të respektohen si në gjithë botën edhe në Shqipëri, sigurisht Tinka Kurti, Reshat Arbana dhe plot të tjerë do të vaksionoheshin në të njëjtën kohë me nënën e dikujt apo babën e dikujt tjetër, pasi në shtëpitë tona personalitetet më të shquara janë prindërit, gjyshërit të moshuarit tanë të shtrenjtë që nuk na i njeh Edi Rama, por i njohim vetë”, tha Rama.

Demi e pyet kryeministrin se a do të mundte ta privonte të ëmën e tij nga vaksina, sepse dikush tjetër do të ishte më personalitet se ajo.

Postimi i plotë i Enkel Demit:

Jam i ndërgjegjshëm që do të më hidhen në mallkime të gjithë “paladinët” rilindas të artit… ani pyetjen po e përsëris:

Natyrisht që jo, madje që nëna e ndjerë ta kalonte radhën do të thoshte që është vlerësuar nga Shoqata e Stomatologëve, si dhe ndodhi me të vërtetë.

Po, nëse do ta kishte babën gjallë a do të lejonte që të vaksionohej para tij Reshat Arbana, Ismail Kadare, Alfred Moisiu a ndonjë tjetër?

Megjithatë, shqiptarët nuk kanë pse të bëjnë sikur po shpikin rrotën. Mjaft të shohin çfarë ndodh rrotull tyre për të kuptuar që kjo puna e vaksinimit të personaliteteve është diskriminim i pastër, më e pakëta për qëllime propagandistike.

Fjala vjen a e ka bërë në Itali Sophia Loren vaksinën jashtë radhës, meqë është personaliteti kinemasë botërore?

A e ka bërë në Angli Sir Philip Anthony Hopkins vaksinën jashtë radhës, meqë është personalitet i kinemasë botërore?

A e priti radhën vetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku?

A e priti radhën vetë Mbretëresha e Anglisë dhe Princi Filip?

Besoj se jam i zoti, por jo aq i papunë sa Edi Rama, që të bëjë një listë të gjatë personalitetesh. Kudo në botë, në çdo shtet ka personalitete, figura kombëtare, por askush në këtë rast nuk e bëri këtë veçim, në asnjë vend! Po pse? Sepse, është diskriminim i pastër ndaj cilitdo qytetari të thjeshtë që e ka jetën po aq të shtrenjtë sa çdo personalitet tjetër në këtë rruzull.

Nëse kryeministri ynë do të kishte kuptuar qoftë dhe një sure të vetme nga ato që citon apo një psalm të vetëm nga ato që këndon do e dinte se askush nuk e ka jetën më të lirë a të shtrenjtë se dikush tjetër, sepse jeta është dhuratë nga Zoti.

Pa dyshim, këtë e dinë gjithë planifikuesit e fushatave të vaksinimit në botë, prandaj caktuan me prioritet njerëzit e vijës së parë, të moshuarit e azileve dhe pastaj sipas moshës.

Nëse këto kritere do të respektohen si në gjithë botën edhe në Shqipëri, sigurisht Tinka Kurti, Reshat Arbana dhe plot të tjerë do të vaksionoheshin në të njëjtën kohë me nënën e dikujt apo babën e dikujt tjetër, pasi në shtëpitë tona personalitetet më të shquara janë prindërit, gjyshërit të moshuarit tanë të shtrenjtë që nuk na i njeh Edi Rama, por i njohim vetë.

Sa për ndarjen e shoqërisë në personalitete i rekomandoj udhëheqësit të lavdishëm, Edi Rama që të qëndrojë nja një orë larg banditëve që e rrethojnë e t’i rikthehet leximit, për shembull të librit “Udhëtimi i Kapitenit Stormfield në Parajsë” të Mark Twain, se me gjasë mund të gjejë që shpesh gabojmë në përcaktimin e njerëzve hijerëndë.

/a.m/NOA.al