Transmetuar më 19-02-2021, 16:25

Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit edhe në Fier. Të parët që marrin dozën janë personeli mjekësor dhe të moshuarit e shtëpisë së të moshuarve.

“Sot fillojmë edhe vaksinimin në Fier, për të gjithë stafet e urgjencave, reanimacioneve, kirurgjive dhe kështu duke u shtrirë në gjithë stafin e spitalit si edhe në spitalet bashkiake”, tha Manastirliu gjatë inspektimit të procesit.

Ajo shtoi se sot janë bërë gati 1 mijë vaksina në të gjitha vendet ku ka nisur ky proces.

“Vetëm sot kemi vullnetin që të bëjmë mbi 1 mijë vaksina, pra janë 500 në Tiranë, janë rreth 200 vaksinime në Shkodër, janë 200 vaksinime në Vlorë, në Fier kemi 130 vaksinimet e para, ku veç spitalit, vijojmë edhe tek shtëpia e të moshuarve”, tha Manastriliu.

Duke ju referuar vaksinimit të personaliteteve, Kryeministri Edi Rama tha:

“Kur folëm për personalitetet, kishin parasysh për përjashtime nga kategoria, por në fakt në kemi qenë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitetet që janë në atë kategori dhe janë +80 vjeç”, tha Kryeministri Rama.

Deri tani janë vaksinuar mbi 3 mijë mjekë, infermierë dhe të moshuar. Manastirliu ka bërë me dije se përveç qendrave të vaksinimit të përqëndruar, janë krijuar mjedise brenda strukturave të caktuara spitalore, për të bërë një vaksinim më të shpejtë, kapilar në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/