Transmetuar më 19-02-2021, 15:35

Në Kosovë, në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 340 raste të reja me koronavirus, nga 2.715 testime të kryera gjithsej në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë.

Ajo që vihet re, është se brenda 24 orëve, numri i viktimave ka pësuar një rritje në krahasim me ditët e kaluara, pasi janë raportuar 10 raste vdekjesh me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.690, nga 280.071 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 viktima që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive, është 6.737.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë. /e.a/noa.al/