Transmetuar më 19-02-2021, 13:13

Një 51-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi i janë zbuluar në banesë armë zjarri dhe kallëpe me lëndë plasëse.

Siç bën me dije policia, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, se në lagjen nr. 14, Durrës, në një familje kishte konflikt familjar, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Aty, policia ka kosntatuar shtetasin I.T., i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, 51-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike. /e.a/noa.al/