Transmetuar më 19-02-2021, 12:17

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, presidenti Ilir Meta është pyetur edhe për largimet e disa ish-zyrtarëve të LSI-së (partisë që ka themeluar) drejt Partisë Socialiste.

Meta komentoi se këto lëvizje, PS po i bën, sepse është kapur nga frika dhe se nga LSI-ja, sipas tij, po largohet "llumi dhe Rama më pas i shpall sikur të jenë ajka".

Pyetjes se Rama nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për ta çuar LSI- në për skrap, Meta i dha këtë përgjigje: "Nuk ka asnjë problem Rama me Metën dhe LSI-në, ka problem me demokracinë, zgjedhjen, llogaridhënien dhe ka një detyrë për të bllokuar vendin, se kërkon të mbajë me pahir pushtetin në kurriz të të ardhmes së vendit. Mua nuk më shqetëson LSI-ja, nuk jam nga ata që ndërrojnë parti, por nga ata që themelojnë parti. I vetmi shqetësim për LSI-në, është se do trefishohet siç po sillet ai. Ka treguar se po merr llumin e LSI-së dhe e vë si ajkën e PS-së. Por kam frikë se do ta trefishojë LSI-në dhe shqetësimi im, është kush e duron Monikën, që thotë: ‘Ja ku dallon në drejtim një grua nga një burrë, por ky nuk është problem im’”, – u shpreh Meta. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Pandemia, Meta akuzon qeverinë: Vendi drejt një katastrofe kombëtare