Transmetuar më 19-02-2021, 10:14

Dy punëtorë ndërtimi kanë mbetur të plagosur në Lezhë gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur në Ishull-Lezhë. Dy punëtorët kanë rënë nga skela e një objekti në ndërtim ku po punonin, raporton ‘Ora news’.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet. /e.a/noa.al/