Transmetuar më 18-02-2021, 21:50

Çfarë pritet të ndodhë në natën finale të “Love Story”. Cila nga vajzat do t’ia rrëmbejë përfundimisht zemrën Saimirit?

Ish-konkurrentja e “Love Story”, Redona Hida, ka folur së fundmi për natën gjysmëfinale të spektaklit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është shprehur se i mban akoma kontaktet me Saimirin dhe se e ka takuar në natën e 14-të në prapaskenë.

E pyetur se me cilën nga vajzat përshtatet më shumë 33-vjeçari, Redona ka thënë emrin e Generdës.

Por a mund të ketë edhe të papritura. Në SHBA, në formatin e ngjashëm si ky “Reality show”, është kthyer një nga vajzat që ka dalë dhe personazhi kryesor me atë vendosi të martohet.

Saimiri i “Love Story” ose ndryshe i njohur si djali “ëndrra e çdo vjehrre” duket se është stërvitur dhe është mësuar të kërkojë nuse në televizion, por çfarë ka vendosur ai?

Protagonisti 33-vjeçar kur nisi programi u tha se adhuronte sportin. Ai mësohet se në vitin 2010 ka pasur një eksperiencë te Tirana, për t’u bërë pjesë e këtij ekipi, por …

Saimiri është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç.

Ai u shpreh se është rritur, edukuar, shkolluar dhe ka ngritur karrierën në Gjermani, vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.

Para se t’i bashkohej “Love Story” punonte si financier dhe u shpreh se ishte sipërmarrës i disa bizneseve të suksesshme në Gjermani.

Po ashtu, ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie por thotë se beson fort tek dashuria e vërtetë.

”Love Story” nuk është eksperienca e tij e parë. Rreth 6 vite me parë Saimiri ka qenë duke kërkuar nuse edhe në  Gjermani.  Ai ka marrë pjese në formatin gjerman “Next Please” në televizionin RTL II. Por duket se nuk ka patur aspak sukses kështu që u kthye të marre nuse shqiptare. Saimiri në  këtë emision ishte me disa djem të tjerë njëlloj siç janë rreshtuar vajzat sot për të ka qenë edhe ai i rreshtuar për një vajzë!

Ose synimi i Saimirit nuk është aspak nusja, por fama! E kjo është strategjia qe ai ndjek për të arritur kulmin e famës së tij.

Saimiri momentalisht është shprehur se e ka gjetur se kë  do të zgjedhë mes Generdës dhe Merit, edhe pse është përfolur se ai dhe Generda njihen që  në  Gjermani dhe janë të lidhur.

Por kjo mbetet për t’u parë.

Pse iku dhe pse nuk e ktheu ai Enxhell , më e preferuara e publikut, kush vendosi,  vajzat,  produksioni apo intrigat?

Enxhëll vendosi të largohej vetë nga gara, por ndërkohë, e shprehu dashurinë  për të si dhe emocionet, duke pranuar më pas se ishin pikërisht ato që e detyruan të merrte një vendim të tillë.

Bukuroshja nga Gjirokastra, e rritur jetime, por po ashtu e edukuar mirë, duke mbaruar për mjekësi përveç eksperiencës që ka pasur si artiste, u braktis papritur prej tij pavarësisht gjithçkaje tjetër, kur ajo i kërkohej të rikthehej.

Ajo me shumë dinjitet në një videomesazh i tha Saimirit se donte të kthehej, por deri tani, para finales ai e ka refuzuar një mundësi të tillë.

Saimiri i thoshte çdo vajze se është gati të niste një “love story” me të, por, pastaj pas çdo nate duket se ndjenjat e tij “arratiseshin”. Kush po e mban peng Saimirin, fama apo nusja e ardhshme?!

Mirë do të ishte të mos zgjidhte asnjërën prej tyre, sikurse ndodhi në Gjermani, ku mbeti pa gjetur nuse.

/a.m/NOA.al