Transmetuar më 18-02-2021, 21:21

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbrëmjen e  sotme në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët afër Metarlugjikut.

Nuk është bërë e qartë ende se çfarë shkaktoi shpërthimet, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar.

Shpërthimet e fuqishme sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut (Kurumi) ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes dhe dyshohet se erdhën nga një bombol gazi.

Në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd