Transmetuar më 18-02-2021, 15:53

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spaho është dënuar me 5 milionë lekë gjobë.
Policia lokale thotë se masa ndaj z. Spaho erdhi pas organizimit të një aktiviteti në Devoll, në kundërshtim me masat kundër pandemisë.
Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1 000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj..
Ky i fundit lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.
Pasdite pritet një reagim nga vetë Spaho. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





