Të hënën hapen shkollat, si do funksionojë mësimi sipas klasave
Transmetuar më 18-02-2021, 14:28

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik lajmin përmes llogarisë së saj në Facebook.

Konkretisht, nga e hëna të gjithë nxënësit do t’i rikthehen skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Sipas ministres, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021,  sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. /k.k/noa.al/